Ballina Magazine Blogerja angleze ironizon shqiptarët: Edhe tek kasapi do të gjeni çanta Louis...

Blogerja angleze ironizon shqiptarët: Edhe tek kasapi do të gjeni çanta Louis Vuitton

Alice Ophelia Taylor është një blogere angleze e cila jeton në Shqipëri, ndaj dhe ka vendosur t’i kushtojë një artikull vendit tonë.

Në këtë artikull blogerja ka shpalosur veset e shqiptarëve dhe fenomenet e çuditshme që ka vënë re.

 

Artikulli i plotë:

1.E para, do të shihni sesi dekorimet e Krishtlindjeve vazhdojnë të jenë dhe që në toplistat e bareve dëgjohen këngët e vjetra të Krishtlindjeve. Kjo të paktën deri në muajin mars.

2.Dikujt që nget një makinë Smart, i nevojiten dy hapësira për të parkuar.

3.Uniforma jo zyrtare e dimrit është xhup me kapuç leshi. Kjo si për meshkujt, ashtu edhe femrat?

4.Është shoqërisht e pranueshme të pini 15 kafe para mesditës.

5.Pihet raki përpara mesditës?

6.Konsiderohet lëvizje e gabuar, nëse rrini dhe shikoni dikë pa e njohur për më shumë se 1 sekond?

7.Është gjë e mirë të jesh patrioti më i madh në botë, por njëkohësisht i dëgjon duke planifikuar largimin nga vendi drejt Britanisë, Kanadasë, Amerikës, Gjermanisë.

8.Autobusët lëvizin vetëm kur ua ndjen atyre.

9.Është e zakonshme t’i shihni burrat të ecin krah për krahu?

10.Teksa jeni ulur në urban, dikush pranë jush vjen duke mbajtur në dorë 5 pula të lidhura e të gjalla.

11.Është normale që nëpër dyqane, kancelari, madje edhe tek kasapi të gjeni të tregtuara çanta Louis Vuitton (stock, ose të fundit).

12.Ngjyrat e semaforit ndryshojnë në varësi të opinionit të gjithsecilit?

13.Shenjat rrugore janë opsionale?

14.Është normale që të panjohurit t’ju qerasin me raki (apo kafe) kur jeni i huaj dhe më pas t’u mbetet qejfi, nëse nuk pranoni?

15.Do të përfundoni duke bërë shokë nga shtete që as e dinit se ekzistonin.

LEXO EDHE:  2 mënyrat për të patur kaçurrelat perfekte

16.Karkalecat krudo janë pjesë e një diete të përgjithshme.

17.Është normale që teminat, zinxhirët floriri, gëzofët rozë, lëkura, të vishen gjatë ditës, madje edhe në zyrë.

18.Duhanpirja është ves më shumë i pranueshëm, sesa i papranueshëm.

19.Shprehja “avash-avash” do të bëhet “matra” (shprehî) juaj.

20.Do të shihni super makina gjatë një dite të zakonshme në Shqipëri, sesa gjatë një viti në Londër.

21.Do të tërhiqeshit në mësimdhënien e gjuhës angleze nëse jeni një folës amtar anglez. Pavarësisht nëse doni apo jo, kjo do të ndodhë… kështu që është më mirë ta pranoni atë dhe ta merrni përsipër.

22.Mbani gjithmonë ushqim me vete për qentë endacakë, në mënyrë që t’i ushqeni kudo që t’i hasni?

23.Nëpër lokale, bare, klube vendoset muzikë që nga Pitbull, Jon Bon Jovi, Noizy, Leonard Cohen e deri tek muzika popullore shqiptare.Pa organizim.

24.Do të përndiqeni nga fëmijë që lypin, që mbajnë fëmijë më të vegjël në krahë (në rastin konkret kukull) e që do t’ju ndjekin duke ju kapur pas krahu vetëm pse i the jo.

25.Nuk duhet të bëni plane konkrete, nëse do ju duhet të përdorni transportin publik, sepse nuk ka orar as të nisjes, as të mbërritjes, kështu që planifikimi 12 orë përpara për kudo që do ju duhet të udhëtoni (jashtë kryeqytetit) nuk është ide e keqe.

26.Dëgjoni një zhurmë në mbrëmje dhe nuk jeni i sigurtë nëse ishte e shtënë arme, thjesht një fishekzjarr, apo vinte nga makina.

27.I gjithë biznesi dhe jeta sociale, si dhe porositja e picave, rezervimi i një taksie, ankesat për shërbimin e internetit, apo blerja e një laptopi të ri, drejtohet nëpërmjet WhatsApp-it.

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi "plas" bombën, disa deputetë socialistë kanë mbjellur hashash

28.Është “normale” të keni 1, apo 5 armë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook