Ballina Magazine Doni që lidhja juaj të funksionojë, këto janë 4 temat që duhet...

Doni që lidhja juaj të funksionojë, këto janë 4 temat që duhet të diskutoni në çift

Që një raport në çift të funksionojë, vetëm ndjenja nuk mjafton!

Duhet ta “ushqeni” çdo ditë lidhjen tuaj me situata dhe gjëra të reja, interesante, që mbi të gjitha forcojnë më së shumti raportin tuaj direkt mes njëri-tjetrit. Bisedat, argumentat e fortë janë të pashmangshme, e mbi të gjitha të rëndësishme për ju që kërkoni jetëgjatësinë në çift. Nëse deri më sot nuk i keni praktikuar këto katër lloje bisedash me 
partnerin/en, ky është momenti i duhur për ta bërë! Çfarë prisni?

1.Një argument i mirë për një argument të keq: Kur ke një argument të rëndësishëm, është e vështirë të jesh indiferent. Shihni se ku gaboni, merrni përgjegjësinë për gabimet tuaja dhe flisni për mënyrën se si mund të parandaloni episode të tilla në të ardhmen.

2.Flisni për të ardhmen: Nëse marrëdhënia juaj është e qëndrueshme dhe të dy jeni të përkushtuar ndaj saj, duhet të flisni edhe për atë që
prisni në të ardhmen tuaj. Një bisedë e sinqertë është rruga e drejtë për të hyrë në një partneritet të vërtetë.

3.Veçoni nevojat nga dëshirat: Shumica e problemeve në çift fillojnë sepse një nga partnerët mendon se tjetri nuk i kupton ato. Kur flisni, sigurohuni që të shprehni emocionet tuaja, jo vetëm të supozoni se pala tjetër tashmë i njeh ato. 
3.Nuk ka gjithmonë “Fund të lumtur: Çdo argument nuk mund të përfundojë me zgjidhjen e përsosur dhe një fund të lumtur. 
Marrëdhëniet mund të jenë kaotike dhe shumë çifte luftojnë pa pushim për të njëjtën gjë. Është e rëndësishme që ju të pranoni faktin se jeni të ndryshëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook