Ballina Magazine E detyrojnë të paguajë 2 herë për biletën, arsyeja do t’iu habisë...

E detyrojnë të paguajë 2 herë për biletën, arsyeja do t’iu habisë të gjithëve

Kompania tajlandeze Thai Airways ka detyruar një klient të bëjë pagesë shtesë për shkak se kishte mbiemër tepër të gjatë.

Klientit të cilit nuk iu zbulua emri, iu llogaritën shpenzimet shtesë pasi emri të cilin ai e kishte shënuar në formular kur kishte blerë tiketën nuk ishte identik me atë në dokumentet e tij.

Kështu bileta ishte shtypur me emër jo të plotë, por klienti sqaroi se për shkak se mbiemri i tij ishte shumë i gjatë dhe në formularin online nuk kishte mjaftueshëm hapësirë për ta shënuar të gjitha shkronjat.

Nga Thai Airways kanë thënë se kanë ndërmarrë të gjitha masat, që një gjë e tillë të mos ndodh më.

“Kërkojmë ndjesë për shqetësimin. Forma të cilën udhëtarët e plotësojnë kur të blejnë ose rezervojnë bileta online, ka 25 shkronja për seksionin ‘emri dhe mbiemri’”, ka thënë Wiwat Piyawiroj, zëvendësdrejtor i kompanisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook