Ballina Magazine FOTO/ Armina ka ditëlindjen, urimi special i Shkëlzen Berishës e la “pa...

FOTO/ Armina ka ditëlindjen, urimi special i Shkëlzen Berishës e la “pa fjalë”. Ja çfarë i dhuroi

Nuk ia ka fshehur kurrë publikut! Shkëlzen Berisha është i dashuruar çmendurisht me Armina Mevlanin. Sot blogerja e famshme ka ditëlindjen festimet e së cilës kanë filluar që mbrëmë.

Shkëlzeni i dhuroi një kuti në formë zemre të mbushur me peonie. Sipër saj kishte edhe një dhuratë të vogël, që Armina nuk e zbuloi se çfarë kishte brenda. Sot festa duket se vazhdon, pasi Shkëlzeni i ka bërë një dedikim shumë të bukur në rrjetet sociale, sa Armina është lumturuar pa masë.

“Dita e lindjes tende është dita ime e fatit!Gëzuar ditelindjen shpirt dhe flm për gjithë dashurinë dhe pozitivitetin që rrezaton”,- thuhej në dedikimi e veçantë të Shkëlzen Berishës për të dashurën e tij. Këtë super urim nga partneri i saj, Armina e ka publikuar në profilin e saj në instagram ku shkruan “Nuk mund ta besoj, urimi më i bukur”