Ballina Galeri FOTO/ I izoluar për 5 dekada, më në fund një vend edhe...

FOTO/ I izoluar për 5 dekada, më në fund një vend edhe për Shqipërinë në hartën globale…

Mediat e huaja, kanë kthyer vëmendjen edhe një herë tjetër drejt një vendi të vogël si Shqipëria, duke i kushtuar artikuj të ndryshëm në lidhje me aspektin turistik.

Shqipëria, ky vend i vogël ishte i panjohur për shumë prej shteteve të tjera të botës pas izolimit që pësoi nga regjimi komunist.

Mirëpo duket se më në fund, vendi ynë po merr vendin e merituar në hartën globale të turizmit.

Një tjetër artikull i është dedikuar Shqipërisë tonë të bukur, në të cilën turistët e huaj shfaqen gjithnjë e më shumë “të etur”, për ta eksploruar.

Vija bregdetare e puthur nga Adriatiku dhe Joni, së bashku me veriun malor, janë vetëm disa nga arsyet pse Shqipëria është destinacioni i duhur për të dy llojet e pushuesve, ata që kërkojnë pushime të qeta dhe ata që janë në kërkim të aventurave.
 
Një zgjedhje perfekte, për ata që janë tifozë të festave të bukura, vend që ofron një gamë të gjerë opsionesh për ata që dashurojnë plazhet me rërë dhe gurë.
 
Mund të eksploroni shtigje që do t’iu çojnë në ujëvara dhe burime natyrore, si edhe për ata që duan hiking, rafting dhe eksplorimin e kanioneve, duke rritur kështu adrenalinën tuaj.
 
Këto janë vetëm disa nga aktivitetet që do të shtojnë adrenalinën tuaj, mirëpo fjalët janë të tepërta kundrejt bukurisë që e karakterizon Shqipërinë. Ja fotot që e pasqyrojnë edhe më shumë magjinë e saj.
 
Picture 1 of 16

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook