Ballina Horoskopi Gënjeshtrat më të zakonshme që themi sipas shenjës së horoskopit

Gënjeshtrat më të zakonshme që themi sipas shenjës së horoskopit

Për ata që i besojnë, horoskopi flet shumë për karakteret e gjithsecilit dhe tregon shumë për mënyrën se si ne sillemi, apo veprojmë me veten dhe me të tjerët.

Sot do flasim më specifikisht për gënjeshtrat.

Na ndodh të gjithve që të përdorim ato që quajmë rëndom “gënjeshtra të bardha”, gënjeshtra të cilat nuk na kushtojnë shumë nëse i përdorim sepse thjesht duam të dalim nga situata pa i bërë të tjerët të ndihen keq.

Më poshtë ju tregojmë se cilat janë gënjeshtrat e bardha të të gjitha shenjave të horoskopit. 

DASHI

“S’më intereson”. Gënjen, i intereson më shumë se çdo herë kur e thotë këtë.

DEMI

“Pa merak se e bëj më vonë!”. Nuk do ta bëjë kurrë, që të jeni të përgatitur.

BINJAKËT

“Po, po kam dal nga shtëpia, jam rrugës”. Jo vetëm që s’ka dalë por as nuk është ngritur nga krevati për tu rregulluar.

GAFORRJA

“Jam mirë, skam asgjë” Ka gjithçka dhe nuk është aspak mirë, thjesht do të bëjë të vështirin që ju ti shkoni pas avazit.

LUANI

“WOW, kjo ishte e paparë!” Hmm, gënjen sepse Luani nuk impresionohet kurrë me asgjë që dikush tjetër bën. Kënaqet vetëm me veten dhe çdo gjë që bën vetë.

VIRGJËRESHA

“Ugh, jam shumë i/e shëmtuar” Tipikisht e thotë këtë që ju t’i thoni “jo zemër, ti je i/e bukur”, sepse Virgjëresha do gjithnjë konfirmim.

PESHORJA

“Do rri kot dhe s’do bëj asgjë gjithë fundjavën”. Harrojeni, Peshoren do ta keni mbi banak në club-in më të famshëm të qytetit.

AKREPI

“Jam e lënduar shpirtërisht”. Le të sqarohemi: Asnjë Akrep në botë nuk e çon situatën deri aty ku mund të lëndohet shpirtërisht, sepse nëse do të ndodhte kështu, ju as nuk do ta dinit, duke qenë se do ju kishte zhdukur tanimë.

SHIGJETARI

“Jo, s’jam me nerva”. Është dhe është shumë, ndaj mos e provokoni më tepër.

BRICJAPI

“Më pëlqen shumë të vrapoj” Jo, Bricjapi e urren aktivitetin fizik dhe e bën sa për sy e faqe.

UJORI

“Të urrej”. Kjo është mënyra se si ata thonë të dua, kështu që mos e merrni shumë seriozisht.

PESHQIT

“Nuk e them”Fiks pas kësaj, nis dhe e thotë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook