Ballina Kulture “Ju shqiptarët jeni jo vetëm racë e mirë, po edhe…”, Sofia Loren...

“Ju shqiptarët jeni jo vetëm racë e mirë, po edhe…”, Sofia Loren habit me deklaratën e saj

Loren konsiderohet si aktorja më e suksesshme italiane dhe gjithashtu simbol i bukurisë në botë.

Aktorja e mirënjohur botërore, Sofia Loren, fituese e çmimit Oskar, ka marrë pjesë në themelimin e një Fondacionit shëndetësor që i vjen në ndihmë të sëmurëve në Gjenevë, ku ndërmjet shumë personaliteteve e aktorëve zviceranë dhe botërorë ishte ftuar edhe gazetari i mirënjohur shqiptar në Gjenevë, z.Nefail Maliqi. 

“Cher Monsieur ku bie kjo Presheva, në Shqipëri a në Serbi?”

Gazetari shqiptar fton Sofia Loren për kafe në Preshevë për ta vizituar këtë qytet dhe njohur banorët e tij dhe gjuhën e tyre.

Pas këtij evenementi, gazetari shqiptar ka qëndruar për disa minuta bashkë me tre kolegë duke bashkëbiseduar dhe pirë kafe me yllin e kinematografisë botërore, Sofia Loren, e cila i njihte mirë shqiptaret, por siç dukej jo edhe aq kufijtë, gjeografinë e Ballkanit. Themi kështu sepse qysh në fillim, kur Maliqi u prezentua si gazetar shqiptar, ajo e pyeti me politesë: “Cher Monsieur, ku është kjo Presheva? Në Shqipëri a në Serbi?”  dhe gazetari duke qeshur iu përgjigj: “Pyetni Beogradin dhe Tiranën t’ua tregojnë!”

Me këtë humor ka nisur biseda e gazetarit Maliqi me aktoren  e njohur italiane të Hollywood, Sofia Loren. Maliqi e ka ftuar Sofia Loren për kafe në Preshevë, për të vizituar qytetin dhe njohur gjuhën që flasin banorët e tij.

Sofia Loren, pavarësisht moshës së shtyrë, është ende vitale dhe dinamike dhe vitet e fundit, e angazhuar në fushata humanitare, duke ndihmuar gjeneratat e reja të aktorëve, por edhe në ndihmë të shëndetësisë, sidomos fëmijëve në spitale të ndryshme në botë në rajonet në konflikt.

“Ju shqiptarët jeni racë e mirë dhe aktorë të shkëlqyer, si italianët. Ballkani duhet të krenohet me ju!”

Gjatë takimit të gazetarit Maliqi me aktoren e madhe italiane, Loren, ajo është pyetur edhe për shqiptarët dhe doli se kishte mjaft informacione si për zhvillimet kulturore, po ashtu edhe për zhvillimet tjera në Shqipëri e Kosovë.

Sofia Loren për Agjencinë Informative Kombëtare “Presheva Jonë” shprehu përshtypjet për zhvillimet e mbara në rajon. Duke folur për artistët ndërkombëtarë, ajo deklaroi se “shqiptarët kanë dëshmuar se janë aktorë të shkëlqyer, si në filmat e tyre ashtu edhe në kinematografinë botërore.”

LEXO EDHE:  VIDEO/ Letra e rrallë nga Titaniku në ankand

“Ju shqiptaret jeni jo vetëm racë e mirë, por edhe aktorë të shkëlqyer, si italianët; sigurisht Ballkani krenohet me ju..” tha Loren në fillim të bisedës dhe Maliqi e falenderoi për vlerësimin.

Meqënëse vizita e saj në Gjenevë ishte e natyrës humanitare në sferën e shëndetësisë, Sofia Loren për “Presheva Jone” dha një mesazh të qartë drejtuar shtetit shqiptar duke shtuar se “Shqipëria, si edhe vendet tjera në botë, do të ishte mirë t’i përkushtoheshin më shumë shëndetësisë, sidomos shëndetit të fëmijëve, përmirësimit të kushteve në spitale, sepse fëmijët janë e ardhmja e çdo kombi. Kur kemi fëmijë të shëndoshë, padyshim do të kemi edhe shoqëri të shëndoshë”, u shpreh ikona e kinematografisë botërore, Sofia Loren, tashmë edhe një humaniste e madhe.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook