Ballina Magazine Keni probleme me rënien e flokëve? Ja cilat janë ushqimet që e...

Keni probleme me rënien e flokëve? Ja cilat janë ushqimet që e luftojnë këtë fenomen

Rënia e flokëve është një fenomen problematik, i cili shkaktohet ng mënyra sesi i trajtojmë dhe kujdesemi për to.

Nëse konsumoni ushqimet e mëposhtme, ka shumë mundësi që flokët të qëndrojnë në vendin e vet.

Salmon – Duhen ngrënë proteina për ta mbajtur të fortë flokun. Zgjidhja e duhur është salmoni, që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të flokëve falë vitaminave dhe acideve yndyrore omega 3.

Mjaltë – Trajtimi i skalpit të kokës me mjaltë përmirëson pamjen e flokëve të dobësuar.

LEXO EDHE:  Ju bien flokët! Këto ushqime mund ti ringjallin

Arrat dhe farat – Omega-3, Omega-6 dhe antioksidantët që përmbajnë arrat dhe farat bimore janë shumë të rëndësishme për flokun. Konsumi i rregullt i tyre çon në ulje të rënies së flokëve.

Spinaq – Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë C, që ndihmon në thithjen e hekurit, një përbërës i rëndësishëm për shëndetin e flokut.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook