Ballina Magazine Marrëdhënia e humbur, kush pendohet më shumë femrat apo meshkujt

Marrëdhënia e humbur, kush pendohet më shumë femrat apo meshkujt

Jeta dashurore është burimi më i madh i anksiozitetit dhe i ndjenjës së pikëllimit, ka zbuluar një hulumtim i ri.

Zbulimi gjithashtu, tregon që rasti i tillë është më e shpeshtë te femrat, sesa te meshkujt.

“Kur flasim për jetën romantike të njerëzve, na duket që çdo njeri në jetën e tij ka marrë ndonjë vendim, për shkak të të cilit më vonë i është thyer zemra”, thotë udhëheqësi i studimit.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 320 persona të rritur të moshës 20 deri 80 vjeç. Të anketuarit kanë bërë listën e gjërave të cilat më së shumti u kanë shkaktuar dhembje në jetë.

Është nxjerrë në pah që te shumica e njerëzve në krye të listës ka qenë jeta dashurore. Apo, thënë më saktë, kjo gjë ishte në vend të parë te 44% e femrave dhe te 19% e meshkujve.

Siç kanë theksuar të anketuarit, pikëllimi më së shpeshti ka qenë i lidhur me lejimin e personit të dashur që të ndahet, humbja e rasteve për të pasur personin e dëshiruar dhe mungesa e iniciativës.

“Sa i përket rastit të humbur, mund të konsiderohet si leksion i cili do t’i detyrojë njerëzit që të punojnë më shumë, për të arritur sukses në ardhmen. Pikëllimi në të vërtetë është motivim”, thuhet në fund të studimit.

Mirëpo, kini kujdes të mos i përsërisni vendimet e gabuara.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook