Ballina Kryesore Një bashkëpunim me Cardi B? Ja çfarë thotë revista britanike për Era...

Një bashkëpunim me Cardi B? Ja çfarë thotë revista britanike për Era Istrefin

Ende nuk është mbyllur 2018-a, por mund të themi me plot gojën se ishte një vit jashtëzakonisht i suksesshëm për këngëtaren shqiptare, Era Istrefi.

Pas pjesëmarrjes së saj në Kupën e Botës, ku performoi këngën zyrtare të kampionatit botëror përkrah Will Smith dhe Nicky Jam, këngëtarja publikoi dy hite “Prisoner” e xhiruar në Xhamajka dhe më pas ajo e fundit “Oh God” me Konshens.

Edhe Instagram-i e “respektoi” pasi në opsionin “Giphy” të bisedave dhe postimeve që ju dëshironi, nëse kërkon do të shihni se është shtuar edhe Era Istrefi.

Në ditët e fundit të verës, Era ka dhënë një intervistë për britaniken “Spindle Magazine” ku ka folur për emocionet në ekperiencën e saj si zëri zyrtar në kupën e botës si dhe për karrierën ndërkombëtare

“Era Istrefi shkelqen si dritë në morinë e këngëve në tregun muzikor”,- nis intervista duke e quajtur 2018-ën vitin e Era Istrefit.

Përveç të tjerave, një ndër pyetjet që iu drejtuar Erës ishte se me kë këngëtar ose këngëtare të famshme do donte një bashkëpunim dhe ajo u shpreh se do të donte shumë në një të ardhme të kishte një bashkëpunim me Lil Uzi apo me Cardi B pasi i pëlqen shumë hip-hopi.