Ballina Bota Ofronte para për të tërhequr banorë, fshatit zviceran i shtohet një familje...

Ofronte para për të tërhequr banorë, fshatit zviceran i shtohet një familje e re

Fshati Albinen me 240 banorë në Valis, ka tërhequr banorë të rinj me shumat marramendëse të hollash që u ka ofruar.

Oferta e fshatit nga fundi i vitit të kaluar shkaktoi reagime në mbarë globin tokësor: Ai i cili vjen për të jetuar në këtë fshat, do të pranojë një shumë të madhe të hollash.

Personat individualë pranojnë 25’000 franga, ndërsa çiftet 50’000 franga. Në mënyrë shtesë, fshati paguan edhe për çdo fëmijë nga 10’000 franga, në mënyrë që të pengohet zhvendosja nga fshati, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.

Përpos kushteve të lartpërmendura, të ardhurit nuk duhet të jenë më të moshuar se 45 veç. Kjo ofertë është e vlefshme edhe për të huajt që kanë në posedim Vizën C.

Tani është bërë e ditur se një familje nga Kantoni Aargau, është zhvendosur për Valis.

“Jemi të lumtur për familjen që do të vijë”, ka deklaruar kryetari i komunës Beat Jost për “Walliser Boten”. Kërkesa e parë u miratua para një jave. Familja ka një fëmijë, ndërsa një tjetër pritet të lind në korrik, ka vazhduar Jost.

Familja nga Aargau është duke e blerë një shtëpi në fshat, kështu që ajo do të pranojë 70 mijë franga. Ajo ka pasur gjithnjë dëshirë të ketë një shtëpi në afërsi të natyrës dhe me këtë rast është përcaktuar për fshatin Albinen.

“Ky është një fillim i mbarë për ne”, ka pohuar Jost. “Me një lëvizje të vetme, numri i fëmijëve tanë parashkollorë është dyfishuar. Shpresojmë të vazhdojë në këtë mënyrë”.

Jost më tej ka shpjeguar se vitet e kaluara, ata humbën një familje me tetë fëmijë, duke rrezikuar mbylljen e shkollave.

LEXO EDHE:  DOSSIER/ “Enveri i izoluar nga Nexhmija”, ish-anëtari i Byrosë Politike replikon me Liljana Hoxhën

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook