Ballina Magazine Pak ditë pas përfundimit, dalin ‘të palarat’ e Eurovizion: Jo të gjithë...

Pak ditë pas përfundimit, dalin ‘të palarat’ e Eurovizion: Jo të gjithë kënduan ‘live’

Vetëm 2 ditë pas përfundimit të festivalit muzikor Eurovizion, kanë nisur të ngrihen dyshime mbi performancat dhe të kënduarit ‘live’.

Këto dyshime kanë ardhur nga publiku, fill pas incidentit që i ndodhi këngëtares britanike SuRie.

Teksa një fans u ngjit në skenë dhe i rrëmbeu mikrofonin këngëtares, ajo çka u vu re dhe ngriti më tepër pikëpyetje ishte se edhe pas incidentit, kënga e saj vazhdonte pa ndërprerje.

Dyshime janë ngritur edhe nga kometnuesit nëpër rrjetet sociale, të cilët u shprehën se edhe vetë kënga fituese e izraelites Netta, ka qenë ‘palyback’.

Nisur kjoi nga fakti se në gjysëmfinale, izraelitja bëri shumë gabime dhe nuk kishte volumin e zërit që pati në finalen e madhe.

Dyshimet janë të shumta dhe pritet pse jo një reagim nga organizatorët e “Eurovizion”, për të sqaruar situatën në lidhje me këto pretendime të publikut.

Për të maPër të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook