Ballina Magazine Postoi foton e qenushit në Facebook por u fshi papritur. Arsyeja? Ngjante...

Postoi foton e qenushit në Facebook por u fshi papritur. Arsyeja? Ngjante me një…

Një adoleshent 16 vjeçar ishte shumë i lumtur për qenushin e tij të porsa lindur.

Ai ishte një lloj i veçantë qeni pasi kishte lindur pa qime në trup, dhe adoleshenti e postoi në mënyrë të pafajshme në Facebook-un e tij. Deri këtu çdo gjë në rregull, mirë po jo për politikat e Facebook.

Menjëherë atij i erdhi një mesazh se fotoja duhet të hiqej pasi nuk përmbushte rregullat e këtij rrjeti social.

Më pas ai e kuptoi se fotoja në fakt të jepte përshtypjen e një penisi, pavarësisht se qëllimi i tij ishte vetëm të postonte qenushin.

Postimi mori 60.000 shpërndarje në të gjithë rrjetin, ndërsa e gjithë kjo situatë u kalua me sportivitet nga adoleshenti.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook