Ballina Kryesore Rama i bën dhuratë për ditëlindje, gazetari i njohur nuk e mban...

Rama i bën dhuratë për ditëlindje, gazetari i njohur nuk e mban dot veten (FOTO)

Gazetari i njohur Roland Qafoku, drejtues i emisionit “Debati në Channel One” ka pasur sot ditëlindjen.

Por duket se mes dhjetra apo qindra dhuratave që ka marrë, njëra prej tyre ka qenë vërtet speciale për të.

Të gjithë do mendoni se bëhet fjalë për një dhuratë të kushtueshme nga ndonjë familjar apo mik i tij i afërt. Por nuk është asnjë nga këto.

Është thjesht një shishe verë e kuqe që mban logon “Kryeministri Edi Rama” dhe që Protokolli i Shtetit në emër të shefit të qeverisë ia ka dërguar në zyrë me rastin e ditëlindjes.

Gazetari Qafoku edhe pse një natyrë e ftohtë duket se nuk i ka përmbajtur dot emocionet e forta nga kjo dhuratë aq sa ka nxituar ta shpërndajë vetë lajmin në rrjetet sociale. Bashkë dhe me një dedikim special për Ramën.

“Zoti kryeminister, faleminderit per urimin dhe dhuraten per ditëlindjen”, – shkruan Qafoku në “Facebook”.

Nuk dihet nëse me rastin e ditëlindjes gazetari i njohur të ketë marrë apo jo ndonjë dhuratë tjetër por fakti që me ndjekësit e tij në “Facebook” ai ka preferuar të ndajë vetëm shishen e verës që i ka dërguar Rama, le të kuptohet se kjo ka qenë “surpriza” më e bukur që i është bërë për ditlindje.