Ballina Galeri ‘Sapo u martuan!’ Çifti nga Devolli kurorëzon lidhjen e tyre në Everest...

‘Sapo u martuan!’ Çifti nga Devolli kurorëzon lidhjen e tyre në Everest (Foto)

Dasma është nje event tepër i rëndësishëm dhe çdokush dëshiron që dita e martesës të jetë e paharrueshme.

Disa preferojnë t’i qëndrojnë besnikë dasmës tradicionle, disa të shkëputen prej saj e të realizojnë diçka komplet ndryshe, e të tjerë t’i ndërthurin.

Çifti në fjalë ka zgjedhur një mënyrë të padëgjuar më parë në Shqipëri, duke zgjedhur si ambjent për ceremoninë e tyre malin Everest.

Marijon Pano nga Sinica dhe Ilda Bylykbashi nga Vranishti i Devollit, kanë ndarë në rrjetet e tyre sociale foto nga ky moment tepër i veçantë dhe kanë marrë urime të shumta.

Një detaj që vihet re, është se në njërën nga fotot, çifti shihet duke pozuar së bashku në bardhësinë e plotë dhe në dorë mbajnë flamurin shqiptar.

Të sapo martuar, çifti devolli pjesë e një grupi alpinizmi, duket se kanë realizuar ëndrrën e tyre dhe për ta kjo ditë është edhe më magjepsëse.

Picture 1 of 15

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook