Ballina Kryesore Shokon ish-banorja e Big Brother: ‘Kur isha e lidhur me ndonjë tjetër,...

Shokon ish-banorja e Big Brother: ‘Kur isha e lidhur me ndonjë tjetër, kam takuar 100 të tjerë! E di që isha e keqe, por…’

Gerta Shino është një nga vajzat dikur pjesë e edicionit “BB”.

Megjithëse qëndroi për pak kohë brenda në shtëpi si konkurrente, ajo edhe pas daljes ngjalli shumë polemika për shkak të tipit të saj.

Momentalisht ajo është shpërngulur në Norvegji me të dashurin e saj dhe punon si një blogere në YouTube ku i jep këshilla ndjekësve të saj.

Ajo nuk ka ngurruar t’u përgjigjet me sinqeritet disa pyetjeve të tyre.

Gerta ka folur për të dashurin e saj:

Për herë të parë në jetën time, që unë jam e lidhur me një djalë, nuk e kam gënjyer dhe nuk kam dalë me asnjë tjetër. Këtu e kuptova që Florenti është personi i duhur për mua, sepse as nuk më shkon në mendje që të takoj një njeri tjetër, fare. Ndërsa kur kam qenë me ndonjë tjetër më përpara kam takuar 100 të tjerë. Nqs ndonjë nga ata e shikon videon, ju e keni kaluar dhe besoj se e keni marrë edhe vesh dhe nuk e keni më problem sepse nuk ju interesoj më unë. Nuk do t’ju kërkoj as falje, sepse nuk më vjen keq. E di që isha e keqe, por kështu jam unë.”