Ballina Kuriozitet Shokuese! Ja si i prodhonin prezervativët vetë njerëzit kohë më përpara

Shokuese! Ja si i prodhonin prezervativët vetë njerëzit kohë më përpara

Kohë më parë prezervativët nuk ishin kaq lehtësisht të gjindshëm sa janë tani.

Nëse nevojitej një metodë kontraceptive gjatë seksit, duhet t’i bëje vetë ose duhet t’i blije nga një dyqan i specializuar për atë zanat.

Fundi i shekullit XVIII i hapi rrugë industrisë së prezervativë bërjes. Procesi ishte i gjatë, preçiz dhe kompleks.

Ekzistonte një recetë specifike që u përdor gjatë periudhës Viktoriane, e cila i kthente zorrët e deleve në metoda kontraceptive.
Lista e përbërësve të nevojshëm niste me fillimin e zorrës së trashë të një deleje, e cila zhytej në ujë për dy orë.

Më pas e kalonin për dy orë të tjera në hidroksid natriumi të lëngët. Ky proces vazhdonte për pesë ose gjashtë herë të tjera.
Zorra kalonte nga ujë në hidroksid, nga hidroksidi në ujë.
Më pas, zorra lahej në një përbërje alkaline dhe zhvishej nga indi prej mukoze me kujdes të madh, për të mos shkaktuar çarje.

Pasi lahej, prihej në gjastësinë e dëshiruar dhe vendosej të thahej në një formë druri. Në njërën anë lidhej një fjongo, ndërsa në tjetërën fundi qepej me fije.
Kur prezervativi thahej pjesërisht, hiqej nga forma dhe lihej në një sipërfaqe të sheshtë deri sa të thahej plotësisht.

Në këtë mënyrë magazinoheshin dhe shiteshin.
Për ta përdorur, prezervativi duhej njomur dhe më pas fjongoja lidhej fort për të siguruar qëndrueshmëri. Ishte i ripërdorshëm dhe pastrohej me ujë.

Këta lloje prezervativësh ishin shumë të zakontë për shtresën e lartë dhe burrat e pasur që mbanin të dashura dhe ishin klientë të zakontë të bordellove.
Përveçse për të shmangur shtatzënitë e padëshirueshme, prezervativët përdoreshin edhe për të mos marrë sëmundje seksualisht të transmetueshme nga prostitutat e kohës.

LEXO EDHE:  "Një vend në jug të Europës është Tempulli i Zotit, do të duan ta shkatërrojnë, por...", profecia e pabesueshme e klerikut gjerman për Shqipërinë

Në një riprodhim të teknikës në kohët moderne, prezervativi viktorian nuk ngjan dhe aq ndryshe nga ai i tanishmi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook