Ballina Magazine Si të pastrojmë më së miri fytyrën tonë të acaruar me vaj,...

Si të pastrojmë më së miri fytyrën tonë të acaruar me vaj, ja hapat që duhen ndjekur

Nëse të ka ardhur në majë të hundës me produktet e shtrenjta që në fund nuk kanë asnjë rezultat, tani është koha të mësosh disa truke të reja. Dhe, në fakt, nuk është se të duhet shumë punë, sepse, mbi të gjitha, të duhen vetëm disa minuta.

Një përzierie me vaj ulliri dhe vaj ricini do të na ndihmojë së tepërmi me hidratimin, rigjenerimin e lëkurës dhe pastrimin e thellë të poreve duke na larguar goxha pjesë të sikletshme. Vaji i ricinit gjendet nëpër farmaci dhe ndërhyn thellë tek poret tuaja i pastron të gjitha duke nxjerrë jashtë papastërtitë dhe yndyrat e këqija ndërsa ai i ullirit hidraton lëkurën dhe i jep shkëlqim. Ja si ta ndërtoni kuruesin tuaj.

Përbërësit:

500 ml vaj ulliri
500 ml vaj ricini
Një peshqir
Vajra esenciale

Përdorimi:

Në një shishe të vogël farmacie mbush gjysmën me vaj ulliri dhe gjysmën tjetër me vaj recini. Vëri kapakun dhe shkunde për një minutë. Nëse dëshiron t’i shtosh vajra esenciale, si livandë, shtoji para se ta shkundësh. Hidh pak nga masa në shuplakën e dorës dhe më pas fërkoje të gjithë fytyrën për një minutë.

Pasi fytyra është e lyer e gjitha, fut peshqirin në ujë të nxehtë, shtrydhe dhe më pas vëre në fytyrë për 30 sekonda. Kjo mundëson që avulli të ndihmojë vajin e recinit të nxjerrë jashtë papastërtitë. Fshije fytyrën me peshqir për të fshirë vajin. Nuk ke nevojë për krem hidratues, por nëse planifikon të dalësh jashtë, mos harro të përdorësh kremin SPF, nëse grimi që përdor nuk e ka.