Ballina Magazine Studimi/ Ky është sekreti që dikush të jetë i suksesshëm në punë

Studimi/ Ky është sekreti që dikush të jetë i suksesshëm në punë

Në jetë, ne mundohemi  të kemi një punë, të paguajmë faturat dhe t’i plotësojmë vetes kushtet bazike.

Shumica prej nesh ka pasur edhe punë, ku çdo ditë përpara se të shkonin, e urrenin veten e tyre.
Sipas një stdumi nëse në vendin tonë të punës, është dikush pozitiv me ju, do jeni më shumë produktivë.
Nëse ju lidhet puna me këtë person, ju do e dëshironi më shumë atë që po bëni dhe nuk do acaroheni shpesh.
Një ngushëllim i vogël janë miqtë që bëjmë në këto vende pune. Njerëzit që vuajnë bashkë me ne, të cilët kanë të njëjtën pagë ditore, me të vërtetë na bëjnë çdo ditë të ndihemi pak më mirë.
 
Një studim i ri ka gjetur se të kesh një shok të mirë në punë është me të vërtetë i dobishëm. Jo vetëm për veten tuaj, por edhe për kompaninë. Nga studimet e referuara një biznesi, u studiua se më shumë se 80,000 menaxherë dhe u zbulua se ata që kishin në punë një mik të mirë ishin:
 
-43% e tyre raportojnë se kanë marrë vlerësime  për punën e tyre 
-27% e tyre kanë  raportuar se misioni i kompanisë së tyre i bën ata të besojnë se puna e tyre është e rëndësishme.
-21% e tyre kanë  raportuar se në punë, kanë mundësinë të bëjnë atë që bëjnë më mirë çdo ditë.
-28% e tyre kanë raportuar se në gjashtë muajt e fundit  dikush në punë i ka folur për progresin që kanë pasur në vendin e punës.
-35% e tyre kishin më shumë mundësi të raportonin angazhimin e tyre për një cilësi më të mirë të punës.
-27% e tyre janë shprehur se mendimi i tyre ka rëndësi në punë.
 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




LEXO EDHE:  Këshilla nga dietologia shqiptare, ja si të humbisni peshë