Ballina Horoskopi Zbuloni princeshën tuaj të Disney-t sipas shenjës së horoskopit

Zbuloni princeshën tuaj të Disney-t sipas shenjës së horoskopit

Të gjitha vajzat rriten me dëshirën për të qenë një princeshë e Disney-t, pas njohjes nëpërmjet filmave të animuar..

Ndaj dhe sot do të gjeni se cila prej tyre do të ishit në botën e filmave vizatimorë, duke u bazuar në karakteristikat e shenjës suaj të horoskopit.

Dashi-Mulan

Nëse je Dash, gjithmonë do të marrësh situatën në dorë dhe do të udhëheqësh, ashtu si Mulan që ishte impulsive.

Demi-Rapunzel

Demi është i njohur për kokëfortësi dhe ashtu si Rapunzel, jeni e durueshme dhe e shihni jetën me këmbë në tokë.

Binjakët-Jasmine

Jeni e njohur për shkathtësinë tuaj dhe aftësinë për të shkuar me rrjedhën, ashtu si Jasmine bëri kur u largua nga pallati i sulltanit. Binjakët mërziten lehtë ndaj bëni mirë të gjeni një të dashur me një qilim magjik që mund t’ju çojë kudo.

Gaforrja-Megara

Gaforret janë shumë të lidhura me emocionet e tyre dhe nëse i dashuri juaj Herkuli do të zhvendosej në malin Olimp pa ju, do të jeni e hidhëruar gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës suaj në tokë.

Luani- Merida

Si një Luan, do që e gjithë qendra e vëmendjes të jesh ti. Ashtu si Merida ju pëlqejnë sportet kështu që provoni njëherë gjuajtjen me hark!

Virgjëresha- Borëbardha

Në intervistat për punë, gjëja e parë që rendisni si një nga pikat tuaja më të forta është “vëmendja juaj ndaj detajeve”. I doni gjërat e pastra si Borëbardha, kështu që mund të gjeni ndonjë ndihmës ose 7, si 7 xhuxhat.

Peshorja- Pokahontas

Peshorja është e njohur gjithnjë për t’i vënë të tjerët mbi veten, si Pokahontas. Vlerësoni drejtësinë para së gjithash, dhe ju e dini se çdo shkëmb, pemë apo krijesë tjetër ka jetë, ka një shpirt, ka një emër.

LEXO EDHE:  Kjo nuk pritej nga Valbona Selimllari! Ish-missi pranon ndërhyrjet në pamjen e saj (Foto)

Akrepi-Elsa

Kjo shenjë e horoskopit është aq intensive, me një ndjenjë të zjarrtë ambicioze dhe një dëshirë pasionante për të pasur gjërat nën kontroll. Por ashtu si kënga e Elsës, “Let It Go,” mos harroni të mësoni se si të mos keni frikë nga fuqia juaj.

Shigjetari-E Bukura

Shigjetarët e duan lirinë e tyre, kështu që nëse ju e gjeni veten të mbyllur në një kështjellë me objekte që flasin dhe kafshë që kërcejnë, nuk do të jeni aspak të lumtur.

Bricjapi- Tiana

Je shenja më praktike dhe e disiplinuar nga të gjitha shenjat, prandaj mund të lidhesh me ëndrrën e Tianës për hapjen e restorantit të saj.

Ujori-Hirushja

Je një nga shenjat më miqësore, dhe si Hirushja, do të hapësh një bisedë me dikë, madje edhe me minjtë që jetojnë në dhomën tënde.

Peshqit-Ariel

Peshqit duan të ëndërrojnë dhe si rezultat janë shumë më introspektivë sesa shenjat e tjera. Ashtu si Arieli, do të kaloni ditët tuaja duke menduar se ku janë njerëzit, në vend që të shkoni atje dhe t’i shihni vetë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook