Lidhja e tyre ka qenë më e përfolura në mediat rozë dhe besoj se të gjithë e kuptuat se po përflitet për çiftin e vitit reperin Majk dhe të dashurën e këtij të fundit Majlinda Zeka.

Ata u ndanë në momentin kur Majlinda ishte akoma shtatzënë. Por me ardhjen në jetë të djalit, dhe duke u bërë ai pika lidhëse mes çiftit ata arritën të bashkohen. Ajo që bën habi është se këta të fundit po rrinë shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Prive i ka fotografuar bashkë në një qendër tregtare ku kishin dalë në një dyqan ku blihen orenditë e shtëpisë. Kjo është një shenjë që tregon se ato po përpiqen të kenë një shtëpi bashkë.