Foto ilustruese

Një aksident automobilistik ka ndodhur në fshatin Pishaj të Gramshit, ku një automjet tip “Nissan” ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur të plagosur 3 persona, drejtuesja e mjetit 35-vjeçarja, A.Ç., si dhe dy fëmijët e saj të mitur, E.Ç., 13-vjeç dhe F.Ç., 7-vjeçe.

Tre të aksidentuarit janë transportuar drejt Spitalit të Gramshit, ku mësohet se nuk kanë dëmtime serioze dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook