Një automjet i policisë është përplasur nga një tren mallrash në Durrës dhe për pasojë janë plagosur 3 efektivë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40, në lagjen 13, sektori Iliria. Burime policore bëjnë me dije se treni skrapit të linjës Durrës-Elbasan, me mashinist shtetasin M.K., 61-vjeç, banues në Durrës, është përplasur me mjetin e policisë.

Si pasojë e përplasjes mes trenit dhe automjetit të policisë janë plagosur tre punonjës policie, dy prej të cilëve, shtetasit E.J. dhe S.D. pas mjekimit të marrë në spital janë larguar për në banesë, ndërsa Sh.P. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook