Një makinë ka marrë flakë në lëvizje në Fier, pranë Bashkisë, në vendin e quajtur “Globi”.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit Ismail Driza, arriti të dalë nga automjeti, pa pësuar lëndime, ndërkohë që një pjesë e mjetit u dogj nga flakët e nisura nga motori, deri sa u vunë nën kontroll nga zjarrfolësit.

Ende nuk janë të qarta rrethanat, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në motor.