Një aksident është shënuar pasditen e sotme  rreth orës 18:15 në aksin rrugor  Rubik– Rrëshen, me pasojë dëmtimin e një personi.

Burime policore bëjnë me dije se mjeti tip Fiat me drejtues shtetasin V.D. 57-vjeç ka përplasur një motorçikletë.

Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar shtetasi E.D. 40-vjeç, drejtuesi i motorçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i mjetit është  shoqëruar  në Komisariatin e Policisë Mirditë për sqarime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje , në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po hetojnë  për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.