Policia e armatosur ka rrethuar një makinë pasi u përplas me barrierat e sigurisë së Parlamentit anglez në Britani.

Ngjarja shkaktoi alarm të menjëherëshëm, duke bërë që policia të angazhohet me një numër të madh oficerësh për zgjidhjen e situatës.

Dëshmitarët dëgjuan një përplasje të fortë teksa një automjet ngjyrë gri u përplas me barrierat në Westminster rreth orës 7.30 të mëngjesit të sotëm.

Rreth një duzinë oficerësh të armatosur u sulën drejt automjetit dhe i kthyen armët burrit me xhaketë të zezë, i cili u tërhoq nga makina.

Një kordon i madh u ngrit rreth Parlamentit këtë mëngjes me policinë që kishte dyshimet se brenda makinës mund të ndodhej një bombë.

Nga incidenti raportohet për disa kalimtarë të plagosur.