“Gjithë kët gaz e tym që hedhin sot mbi kundërshtarët, duhet ta llogarisin se do t’u hidhet nesër…Me radhë është kjo punë”, kështu ka shkruar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili ka ka dënuar ashpër veprimin e policisë për hedhjen e gazit lotsjellës ndaj protestuesve.

Policia ka përdorur gaz lotsjellë ndaj turmës së qytetarëve protestues pasi këto të fundit në disa momemnte kanë tentuar të hyjnë me forcë në sallën e Kuvendit duke u përplasur edhe fizikisht me kordonin policor që është vendosur përpara selisë së Parlamentit për ta mbrojtur atë.