Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili uroi 5 Majin “Ditën e Dëshmorëve”.

Me anë të një postimi në Facebook, Manjani shkruan se Rama i ka uruar shqiptarëve ditën e vdekjes si pasojë e dozës së lartë, ndërsa vartësit e tyre kanë frikë se mos bëhen “dëshmorët” e ndryshimeve në qeveri.

Statusi i Manjanit: 

Kryeministri na uron “Gëzuar 5 majin”, pra ditën e vdekjes! Si dozë e lartë duket…

Zëvendësia e tij, ngatërron librin me përralla Arabe, me librin e kohës së Enverit për Dëshmorët! Dozë fillestarësh, por me efekt të menjëhershëm…

Vartësit e tyre kanë frikë se mos bëhen “dëshmorët” e ndryshimeve në qeveri dhe punojne si për ditën e fundit! Dozë e mjaftueshme për të mos fjetur…

Pjesmarrësit në homazhe zihen për foton e Enverit!! Të dehur nga tymi dhe aromat e drogës që përdor qeveria…

Ec e merre vesh se ç’bëhet në këtë vend!

Me siguri Dëshmorët janë rrotulluar disa herë aty poshtë nga sikleti…

Familjet e tyre presin të marrin ndonjë kg mollë nga shteti, si gjithmonë…

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook