Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtësisë ka postuar në rrjetet sociale një status ku ironizon komentet e kryeministrit Rama për programin e opozitës.

Argumenti Ramës sipas Manjanit është shumë qesharak për arsye se Rama nuk erdhi në pushtet me program, por me një palë tuta dhe me një tepsi virtuale.

Postimi i Ylli Manjanit

Argumenti me qesharak që propaganda përdor kundër Opozitës është:
“ata skanë program”.😂😂
A thua se Rilindja erdhi e vetme në pushtet me program…
Harruat si u bë Kryeministër Edvini?! Me një palë tuta dhe me një tepsi virtuale…
Madje tha vetë në tekst në Opinion me duar lart: “nuk kam program”!