Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, është shpallur në kërkim nga policia, pasi është dënuar me 2 vite burg.

Ky i fundit i ka cilësuar akuzat ndaj ti si politike dhe për këtë arsye u largua jashtë Maqedonisë, ndërsa mësohet se ai ndodhet në Hungari, ku ka kërkuar azil politik, të cilin e ka fituar.

Së fundmi, ai është filmuar në një restorant në Hungari, teksa shihet duke ngrënë një drekë nën shoqërinë e një personi tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Gazetari që e ka fotografuar është shprehur se përreth tij kishte dhe persona të tjerë që e ruanin.

Siç shihet dhe në video, Gruevski më pas largohet me një makinë, pa i dhënë asnjë përgjigje gazetarit që e filmoi.