Portali spanjoll mesa duket e ka paraprirë marrëveshjen tjetër të PSG pasi mori nga Barcelona për 222 milionë Neymarin se do të arrinte të fuste në skuadër edhe djaloshin e ri 18 vjeçar Mbappe për 180 milionë.

Mbappe tashmë është lojtari i ri i Paris Saint German. Kështu nga orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, e përditshmja sportive Marca paralajmëroi me një lajm të sekondave të fundit dhe shokues blerjen më të fundit të princit Al-Khelaifi. Ata e kanë blerë lojtarin me çmimin 160 milionë euro plus 20 të tjera në bonus që do ti kalojnë Monacos. Pas 222 milionëve që shpenzuan tek Barcelona për Neymar bashkë me këto të Mbappes shkojmë në vlerën prej 402 milionë euro që e bëjnë këtë merkato atë më ekstremen dhe i jep një pamje tjetër futbollit Fair-Play dhe rregullave të pa shkruara akoma.

Zërat qarkullonin që prej tre-katër ditësh se takimi i menaxherit të PSG, Antero Henrique me atë Jorse Mendes kishte pas saj një marrëveshje transferimi por askush nuk do ta mendonte këtë. Tashmë që Mbappe po shkon në Paris për të mbështetur Neymar, gjithkujt do ti hynin të dridhurat kur do ta mendonin se çfarë mund të bëjnë bashkë këto dy lojtarë të kalibrit të lartë si në futboll por edhe në merkaton me euro.