Maria Taragjini, bukuroshja 22 vjeçare me aftësi ndryshe, do të përfaqësojë Shqipërinë në një kompeticion ndërkombëtar bukurie.

Dëshira e Marias është më e fortë se paragjykimet ndaj këtyre njerëzve dhe ajo po realizon ëndrrën e saj më të madhe.

Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Miss Universe Deaf’, një kompeticion bukurie për personat qe nuk degjojne dhe nuk flasin, i cili do të mbahet në Itali.

Ndërkohë nata finale pritet të mbahet në 9 Nëntor.