Emisioni  “C’est la vie” pasi ndërpreu transmetimin të dielën e kaluar pas ndarjes së papritur nga jeta të kompozitorit Aleksandër Lalo, puntata e djeshme i’u dedikua e gjitha Aleksandër Lalos.

Emisioni i mbrëmshëm ishte një natë homazhi për mjeshtrin e madh dhe këngët e mbrëmshme me artistët e spektaklit, nga e gjithë krijimtaria e tij e panumërt.

Marina doli në skenë duke e nisur spektaklin me një dedikim prekës për kompozitorin e famshëm Aleksandër Lalo.

“Është e vështirë ta mendosh që kjo mbrëmje do të zhvillohet sonte…”, tha Marina e mbytur nga emocionet.

Dhe ashtu, e përlotur, moderatorja vijoi: “Sonte e zhvillojmë këtë mbrëmje pa prezencën e të madhit Aleksandër Lalo, pa prezencën e një artisti që publiku shqiptar e ka dashur shumë. Ishim mësuar ta shihnim aty, por sonte ai na mungon shumë, i mungon plejadës së shkëlqyer të kompozitorëve, i mungon ekranit. Sidoqoftë, do të jetë prezent me krijimtarinë e shkëlqyer që na la, ai do të jetë prezent me muzikën e tij, me këngët e tij të bukura” – tha Marina.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”433″ sortorder=”4203,4198,4199,4200,4201,4202,4204,4205,4206,4207″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook