Deputetetja socialiste, Elisa Spiropali ka qenë e ftuar në rubrikën “Këndi i Ekselencës” në emisionin “Vila 24” në News24, ku ka folur për karrierën e saj politike, por dhe për jetën e saj personale.

Ndër të tjera Spiropali u pyet nga studentët edhe për marrëdhënien e saj me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Deputetja e PS-së u shpreh se Saimir Tahirin nuk ka pasur marrëdhënie miqësore, por vetëm respekt të ndërsjellë.

“Nuk kam pasur marrëdhënie miqësore me Tahirin, pra që të ulemi në tavolinë etj, por kemi pasur një respekt të ndërsjellë. Për rastin e tij mendoj se duhet të flasë drejtësia”, tha deputetja e PS.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook