Dy moderatoret e njohura Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani, janë parë gjithmonë si dy rivale të ekranave të ndryshme televizive.

Me sa duket nuk qenka ashtu siç dukej, midis dy moderatoreve ekziston një miqësi e mirë, që përkthehet në mbështetje.

Më anë të një komenti Alketa ka zbuluar marrëdhënien mes tyre duke uruar Arbanën për sezonin e ri të “Dua të të bëj të lumtur”.

“Suksese me rikthimin dhe shpresoj që do marrësh më shumë kohë në ‘Top Channel’ këtë vit se të takon. Njerëzit të duan” – ka shkruar Alketa duke lënë edhe një mesazh për drejtuesit e “Top Channel”.

Ndërsa Arbana e ka falenderuar duke i thënë se sa e mirë tregohet gjithmonë.