E ftuar në emisionin “Arena” në Ora News, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar zërat e shumëpërfolur të një marrëveshje për detin mes dy vendeve, ku Greqia do të përfitojë nga Shqipëria 12 milje hapësirë ujore.

Kryemadhi e cilësoi këtë marrëveshje si një lojë politike të Ramës për të larguar vëmendjen nga çështja “Tahiri”.

Gjithashtu Kryemadhi u shpreh se Bushati dje foli në komision vetëm për çështjen çame dhe jo për detin, duke menduar kështu se kjo është një lojë.

“Unë mendoj që kjo mund të jetë një lojë e radhës që Rama bën me fqinjët duke pasur parasysh manjilitetin e tij, që ai mund ta bëjë këtë për të larguar vëmendjen nga çështja Tahiri, nga dështimi praktikisht që ka ndodhur me reformën në drejtësi, ku çështja e një ekstradimi ku ministrja e Drejtësisë dhe kryeprokurorja më së paku duhet të ishin të tërhequra. E gjitha kjo mund të jetë një lojë për të krijuar një lloj histerie patriotike”, deklaroi Kryemadhi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook