Një marshim protestues kundër abortit, “Marsch fürs Läbe” (Marshi për jetën) që është paralajmëruar të mbahet në rrugët qendrore të qytetit të Zyrihut, është penguar nga një kundërdemonstratë e paparalajmëruar dhe e dhunshme.

Organizatorët e marshit janë organizata konservative të krishtera që kundërshtojnë abortin, duke e barazuar atë me vrasje.

Përballja e këtij grupacioni të dhunshëm (“Linksautonomisten” ose autonomistët e majtë) me policinë ka ndodhur në sheshin Ewsche-Wyss-Platz. Ndërkaq në Limmatstrasse, kundërdemonstrantët u kanë vënë zjarr disa konteinerëve të mbeturinave. Po ata i kanë futur zjarrin edhe materialeve të ndërtimit që ndodheshin në këtë rrugë afër qendrës së qytetit. Ata pastaj kanë krijuar barrikada me biçikleta dhe kanë qëlluar policët me gurë.

Policia ka reaguar me ujëhedhës dhe me plumba gome, shkruan albinfo, Njoftohet për dy policë të lënduar dhe së paku një demonstrues të arrestuar.

Nga ana tjetër, një kundërdemonstratë tjetër, e paralajmëruar dhe e lejuar nga policia, ajo e organizatës së të rinjve socaldemokratë Juso, është mbajtur në Idaplatz dhe ka rrjedhur pa probleme