Kritikat e Ambasadorit amerikan, Donald Lu për politikanët që kanë mbajtur qëndrimet e tyre kundër komunitetit LGBT, kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Pas reagimit të politikanëve që ambasadori Lu i përmendi me emra, lidhur me këto deklarata ka reaguar edhe imami i Shkodrës, Muhamed Syrtari.

Ai është shprehur prerazi se në xhami nuk duhet pranuar për asgjë në botë, pasi sipas tij martesat gay i mbështet shejtani.

“Po ndjekim me shqetësim të madh dhe vëmendje tendencën për devijimin e familjes, martesën me të njëjtën gjini. Nuk duhet pranuar për asgjë në botë. Ata kanë mbështetjen e shejtanit për të ulur vlerat e njerëzimit. Të punojmë për vlerat e besimit dhe tabanit kombëtar. E kemi për nder të quhemi radikalë nëse ruajmë vlerat e familjes, moralit, harmonisë e më gjerë”, ka thënë imami në xhami.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook