Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

Çiljeta ka folur për jetën e saj në skenë si dhe ka ndarë dhe detaje nga jeta e saj private.

Si çdo i ftuar edhe ajo u vu përballë pyetjeve ngacmuese të vogëlushëve, ku njëri prej tyre e pyeti edhe për planet e saj për martesë. 

“A do martohesh mi goc se mbete beqare”, tha ai, duke i bërë të gjithë të qeshin.

“Unë e kam një burrë të vogël të shtëpia me emrin Fernando, që ai edhe kur ikën te gjyshja më merr në telefon dhe më thotë hape pak kamerën të shoh me kë je te shtëpia… le që s’më le të martohem mua ai”, tha Çiljeta me shaka.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook