Këshilli i Bashkisë së Selenicës ka zhvilluar një mbledhje emergjente një ditë pas masakrës së ndodhur në fshatin Resulaj.

Në mënyrë unanime, është marrë vendimi për të hequr të gjitha shpenzimet për funeralin e tetë viktimave.

Ceremonia mortore pritet të zhvillohet sot për tetë personat e familjes Zykaj.

Ata u vranë nga i afërmi i tyre Ritvan Zykaj një ditë më parë.

Ai me gjaftohtësi nuk kurseu as fëmijën 9-vjeç, të cilin e kërkoi brenda banesës derisa sa e gjeti dhe e vrau me tre plumba.

24-vjeçari u prangos gjatë orëve të para të mëngjesit nga forcat speciale, pas 12 orësh në arrati.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook