Shumë prej viktimave të masakrës së ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës janë gra dhe adoleshentë të moshave 14 ose 16 vjeçar.
Megjithëse nuk është bërë ende identifikimi i plotë i tyre, paraprakisht dyshohet se dy familje janë shuar.
Disa prej viktimave janë në moshë shumë të re dhe gra. Dy familje janë shuar nga breshëria e automatikut të 24 vjeçarit.
4 gra, 3 burra dhe 1 fëmijë janë viktimat e ngjarjes së rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në Resulaj të Vlorës.
Ndërkohë, pritet një konfirmim zyrtar për numrin e të plagosurve, që deri më tani dyshohet të jenë 6 persona.
Policia ende nuk ka arritur të prangosë autorin e ngjarjes, Ridvan Zykaj.
Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa me shpejt të vendndodhjes së autorit të krimit dhe i fton ata që të telefonojnë në numrin 069 41 10 242 si dhe në numrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin.
Policia sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmangen përballjes më të por të telefonojnë policinë.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook