Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas masakës në Resulaj të Selenicës, ku 24-vjeçari Ritvan Zykaj ka ekzekutuar me kallashnikov 8 të afërmit e tij dhe plagosi 6 të tjerë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Manjani shpreh shqetësimin se armët duhet të mblidhen, ndërsa ka rënë dakord edhe me argumentet e socialistit Namik Dokle.

Mes të tjerash Manjani tha se duhet të mblidhen në një qendër edhe të sëmurët mendor që rrinë rrugëve.

Statusi i Manjanit:

Jam dakord me Namik Doklen.
Po, duhen mbledhur armët!
Por, bashkë me armët duhen mbledhur edhe të sëmurët psiqikë që rrinë rrugëve pa trajtim dhe në përçmim të plotë.
Këto janë “bombat lëvizëse” të rendit publik!
Arrestimet post mortum nuk mjaftojnë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook