Perimet janë ndër produktet më të shëndetshme dhe më të rëndësishme për një ushqyerje të mirë, ja sesi mund të kuroni fytyrën me akne.

Por, ato përveçse në kuzhinë kanë një përdorim të gjerë edhe në industrinë e kozmetikës dhe në trajtimet e bukurisë.

Kur ato përdoren pa u përpunuar kanë një efekt të mahnitshëm, veçanërisht në lëkurë. Hudhra është shumë e dobishme dhe është perfekte për të luftuar shqetësimet që mund të keni me lëkurën.

Përgatitja:

Hidhni në një enë të vogël miellin e misrit, lëngun e limonit, dru sandalin pluhur dhe pastën e hudhrave. Shtoni edhe disa pika qumësht derisa të bëni një lloj paste.

Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni për 10 minuta. Lajeni atë me ujë të ftohtë. Efektet do t’i evidentoni që në përdorimin e parë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook