Trajneri i Juventusit Max Allegri ka përgëzuar kundërshtarët e Ajaxit për lojën e zhvilluar. Torinezët nuk mundën të shkonin më shumë se një barazim 1-1 në Johan Cruijff Arena, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Cristiano Ronaldo shënoi për bardhezinjtë pak përfundimit të pjesës së parë, ndërsa David Neres e barazoi menjëherë rezultatin në fillim të gjysmës së dytë.

“Goli erdhi nga një rikuperim topi, dhe Ronaldo tregoi se është një lojtar i një kategorie tjetër. Do ishte mirë që ta bënim më shpesh këtë”, deklaroi Allegri.

“Ajaxi është në çerekfinale, pason shumë mirë në hapësira të ngushta dhe bën presion me shumë lojtarë në sulm. Ata na bënë shumë presion dhe krijuan hapësira, mirëpo nuk i goditëm në kundërsulme sa duhet. Pësuam menjëherë pas pushimit dhe Ajaxi fitoi vetëbesim”, u shpreh trajneri italian.