Sot pas mesnate do të zhvillohet dueli i madh i boksit mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather, në stadiumin “T-Mobile Arena” të Las Vegasit.

Kjo përballje është konsideruar si “sfida më e madhe e historisë së sporteve luftarake”.

Ndeshja do të dhurojë një spektakël të vërtetë pasi përballë njëri tjetrit do të jenë boksieri i pamposhtur amerikan Floyd Mayweather (49 fitore, asnjë humbje) dhe irlandezi Conor McGregor, i vetmi që ka fituar dy tituj kampion bote në artet marciale mikse.

Edhe pse Mc Gregor do të ndeshet në Las Vegas të SHBA, kjo gjë nuk i ka ndaluar fansat dhe adhuruesit e tij që të vijnë nga Irlanda drejt Shteteve të Bashkuara.

Në rrjetet sociale është publikuar një video që tregon momentet kur “ushtria” irlanedeze e dy herë kampionit të botës, Conor McGregor kanë mbërritur në Las Vegas për të mbështetur kampionin e tyre.

Sfida mes tyre ndryshe quhet dhe “Money fight”, (ndeshja e parave), pasi të dy boksierët do të fitojnë miliona nga ky duel.

Sipas britanikes “The Mirror”, fitimi i Floyd Mayweather do të jetë 100 milionë dollarë nga ndeshja e sotme, ndërsa për kampionin irlandez, fitimi do të jetë më i ulët, të paktën 30 milionë dollarë.

Të apasionuarit pas boksit dhe arteve marciale ndeshjen mes dy kampionëve mund ta shihni livestream këtu: 

LEXO EDHE:  VIDEO/ Këngëtarja e famshme koncert në Las Vegas, fansja i bën 'gjëmën'