Kantautorja dhe modelja e njohur, Carla Bruni, mbajti të premten mbrëma një koncert për publikun shqiptar.

Në Teatrin Antik të Butrintit u mbajt koncerti që zgjati rreth një orë e gjysmë, ku Bruni këndoi rreth 25 këngë, mes tyre edhe 11 këngë nga albumi “French touch” (Prekje franceze), që është albumi i pestë i saj, i hedhur në treg në vitin 2017.

Ndërsa albumi më i fundit që ajo ia ka dedikuar Shqipërisë dhe që vetë Carla Bruni e quan më të preferuarin e saj albumin “French Touch”, që është realizuar nga David Foster, një producent i famshëm botëror.

Ndërkohë teksa ka mbërritur në Shqipëri, Bruni ka publikuar disa video në profilin e saj në “Instagram”.

Në njërën video kantautoja ka filmuar nga lart vendin dhe shkruan: “Rrugës për në Shqipërinë e bukur”.

Ndërsa në postimin tjetër ajo shkruan: “Përshëndetje Shqipëria. Përshëndetje parajsa”.