Përveç brazilianit Nejmar, Paris Sën Zhërmeni rrezikon të humbasë edhe Kilian Mbapen. Sipas zërave të fundit të bëra publike nga “Marca”, lojtari i Kombëtares së Francës ka refuzuar rinovimin e kontratës që i kanë propozuar drejtuesit dhe kërkon të largohet nga Parisi sapo të vijë mundësia e parë e vërtetë.

Kilian Mbape ëndërron që të luajë për Real Madridin, por operacioni është shumë i komplikuar dhe mbi të gjitha shumë i shtenjtë. Gjithsesi, vullneti i lojtarit do të jetë shumë përcaktues dhe duket se orët pariziene për Mbape kanë përfunduar.