Janë hapur ditën e sotme dyert e mortit në familjen e 29-vjeçares Anxhelina Petro, e cila u vra një javë më parë në shtetin grek nga babai i saj Aleko Petro. 

Trupi i pajetë i 29-vjeçares ka mbërritur ditën e sotme në vendlindjen e saj, dhe mësoshet se ditën e nesërme do të përcillet për në banesën e fundit.      

29-vjeçarja Angjeliki Pjetri kishte lidhje prej kohësh me një shtetas afgan në Korfuz, çfarë shkaktonte debate të ashpra me të atin, i cili ishte kundër. Kjo bëri që babai i siaj të ndërmerrte një hap drastik duke e qëlluar për vdekje vajzën e tij dhe duke e groposur në oborrin e shtëpisë.