Sot pasdite, PD ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar në lidhje me hapat që do të ndërmarrë për reformën zgjedhore.

Raportohet se në mbledhjen e Partisë Demokratike janë diskutuar një sërë pikash sa i takon reformës zgjedhore.

PD dhe aleatët e saj kërkojnë transparencë të plotë të mënyrës sesi financohen partitë politike në vend, e po ashtu kanë përgatitur edhe draft për votim elektronik.

Tjetër pikë e diskutuar nga selia blu është edhe shmangia de votimeve familjare. Partia Demokratike ka prezantuar një plan për të shmangur votimet familjare.