Pas protestës së opozitës, kryeministri Rama pranoi se në Shqipëri kishte pasur raste të shit-blerjes së votës, por më shumë se këdo në këtë drejtim ai etiketoi kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila tha se me ato që ka bërë duhet të ishte tani në ferr.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë mbledhjes së KDK-së nuk nguroi t’ja kthejë me të njëjtën monedhë dhe e quajti kryeministrin djall.

“Ne nuk do ta lëmë kurrë LSI dhe Shqipërinë te një njeri që merr peng të ardhmen e shqiptarëve dhe integritetin e tyre. Jo dorëzim pa kushte tek i keqi, tek djalli. Mbledhja e sotme është vetëm fillimi i aksionit opozitar, për riorganizimin e punës, jemi në kushte të reja funksionimi dhe angazhimi politik”,- tha ajo.